2014-11-12 12:42:27

Françesku: të krishterët persekutohen, dhunë absurde. Të mobilizohen ndërgjegjet


Një thirrje e re e Papës Françesku për të krishterët e persektuar e të vrarë për shkak të besojmës së tyre fetare u lartua sot, në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Duke pohuar se vuan shumë, nësa i ndjek ngjarjet e tyre dramatike, Papa u shprehu afërsinë e tij të thellë shpirtërore bashkësive të krishtera, të goditura rëndë nga dhuna e pakuptimtë, që nuk duket se do të marrë fund së shpejti.Inkurajoj barinjtë dhe besimtarët të jenë të fortë e të mos e humbasin shpresën, shtoi Papa, duke iu drejtuar, më pas, tejet i pikëlluar, atyre që kanë përgjegjësi politike në nivel lokal e ndërkombëtar, si edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, e duke u bërë thirrje të mobilizojnë në shkallë të gjerë ndërgjegjet, në favor të të krishterëve të persektuar. Ata kanë të drejtë, pohoi Françesku, të rigjejnë, në vendet e tyre, siguri e qetësi, duke e dëshmuar lirisht fenë tonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.