Papa Françesku do të marrë pjesë në Kuvendin të pestët Kishtare të Italisë në Firence,
në program nga 9 deri më 13 nëntor 2015. Kështu tha presidenti i Konferencës Ipeshkëvnore
italiane, kardinali Bagnasco, në fjalën e hapjes së punimeve të asamblesë së 67-të
të ipeshkvijve italianë që po zhvillohet në Assisi. “Duam ti shprehim falënderimin
tonë Papa Françeskut për këtë dhuratë që Ai do t’i bëjë qytetit tonë vitin e ardhshëm”,
u shpreh kryeipeshkvi i Firences kardinali Giuseppe Betori.