2014-11-11 12:27:26

Ministri kosovar Hoxhaj falënderon imzot Mambertin për përkrahjen e vendit


Ministri i Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami falënderon Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Selisë së Shenjtë, kryeipeshkvin imzot Dominique Mamberti, me rastin e emërimit të tij nga Papa në detyrën e re si Prefekt i Gjykatës së Lartë të Senjaturës Apostolike.
Në telegram, ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për përkrahjen që Monsinjor Mamberti ka dhënë për Kosovën, gjatë kësaj periudhe.
Ministri kosovar Hoxhaj po ashtu, vlerëson lartë rolin e Sekretarit të deritashëm të Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet, në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.
Shefi i diplomacisë kosovare disa herë ka takuar imzot Mambertin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin reciprok si dhe për shtyrjen përpara të çështjes së njohjes së Kosovës nga Vatikani.







All the contents on this site are copyrighted ©.