Imzot Gallagher Sekretar i ri i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet; Mambertì në
Senjaturë
Papa emëron imzot Gallagher “ministër të jashtëm”, imzot Mambertin në vend të kardinalit
Bruke PapaFrançesku emëroi Sekretar të ri për Marrëdhëniet me Shtetet,
imzot Paul Richard Gallagher, kryeipeshkëv titullar i Hodelm, deri tani nunc apostolik
në Australi. Prelati lindi në Liverpool, 60 vjet më parë. Në moshën 23 vjeçare u shugurua
meshtar, 50 vjeç, ipeshkëv. Imzot Gallagher ka shërbyer në të gjitha kontinentet:
nga Nunciatura e Tanzanisë, në atë të Uruguay-t e Filippin-eve. Vijoi të shërbente,
më pas, në seksionin për Marrëdhëniet me Shtetet, pranë Sekretarisë së Shtetit të
Vatikanit. Në vitin 2000 u emërua vëzhgues i përhershëm pranë Këshillit të Evropës
të Strasburgut; më 2004 ishte nunc në Burundi; më 2009, në Guatemala e më 2012, në
Australi. Siç thamë, Ministri ri i punëve të Jashtme të Vatikanit ka një eksperiencë
diplomatike në pesë kontinentet, e gjatë misionit të tij diplomatik, imzot Gallagher,
prelat kompetent, ka bashkëpunuar edhe me Sekretarin aktual të Shtetit të Vatikanit,
kardinalin Parolin. Flet anglisht, spanjisht, frëngjisht e italisht. Imzot
Dominique Mambertì, kryeipeshkëv titullar i Sagonës, deri tani Sekretar i Selisë
së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, tani është emëruar nga Papa Françesku Prefekt
i Gjykatës së Lartë të Senjaturës Apostolike, në vend të kardinalit Raymond Leo Burke,
emëruar mbrojtës i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.