2014-11-07 15:39:11

Shenjtorët e javës


E diel 9 nëntor, Kisha katolike kremton e festën e Kushtimit të Bazilikës së Lateranit në Romë. Pra liturgjia na kujton se ky tempull është katedralja e ipeshkvit të Romës dhe Kisha nënë e të gjitha Kishave romake e, sidomos, se tempujt e ndërtuar nga duart e njeriut janë në shërbim të gurëve të gjallë, do të thotë të Kishës që secili nga ne është i thirrur ta ndërtojë në zemër të vet, së bashku me të gjithë vëllezërit.

Të hënën me 10 nëntor, kalendari përkujton shën Leonin e madh, papë e doktor të Kishës. Fjala e Zotit e ditës na kujton se po të ecim sipas shembullit të atyre që e morën seriozisht mesazhin ungjillor, duke flijuar jetën për të gjithë, mund të shpëtojmë nga çdo lloj skllavërie e të drejtohemi nga të mirat e amshuara, që na janë premtuar.

Të martën me 11 nëntor, kalendari, përkujtohet shën Martinin, ipeshkëv i Turit e shën Bartolomeun, abat i Grotaferratës. Liturgjia e ditës na kujton se kush jeton për Zotin, dhuron gjithnjë me duar plot e nuk mbetet kurrë i zhgënjyer.

Të mërkurën më 12 nëntor, kalendari përkujton Shën Jozafatin, ipeshkëv e martir si dhe Shën Diegon, laik françeskan. Shenjtorët na kujtojnë se lutja e vazhdueshme dhe bamirësia, janë dy cilësitë që e dallojnë të krishterin, i cili sillet kështu sepse përpiqet t’i ngjasë Zotit. Duke jetuar me lutje e dashuri, ecim të sigurt në rrugët që çojnë drejt qiellit.

Të enjten me 13 nëntor,
do të kremtohet festën e Shën Nikollës I papë e të Shën Agostina Pietrantonit, virgjër. Këta na kujtojnë se Jezusi i jep tri porosi atij që dëshiron ta ndjekë: të mos largohet kurrë nga Zoti, të falë e të lypë dhantinë e fesë. Besnikëria ndaj këtyre tri porosive sjell fryte që nuk mund të përfytyrohen.

Të premten më me 14 nëntor, kalendari përkujton Shën Serapionin, ipeshkëv i Aleksandrisë, që na kujton se Jezusi na mëson të kënaqemi sepse jemi me Të e jo sepse bëjmë ndonjë gjë. Rëndësi ka të jesh me Zotin; rezultatet e frytet, të cilat nuk janë në dorën tonë, nuk i mungojnë njeriut që jeton me bindjen se shpëtimi vjen nga Zoti.

Të shtunën me 15 nëntor kalendari përkujton Shën Albertin e madh, ipeshkëv e doktor të kishës dhe Shën Jozef Pinjatelin, meshtar jezuit. Figurat e tyre na kujtojnë se Jezusi shëroi shumë të gërbulur, po vetëm njëri u kthye ta falënderojë atë, që ka forcë të shërojë sëmundjet e korpit e të shpirtit. I krishteri i vërtetë duhet ta pranojë çdo çast pushtetin e Zotit mbi jetën e tij e duhet të jetë i vetëdijshëm se është Hyji ai, që na prin drejt të mirave të jetës së amshuar

Të dielën e ardhshme më 16 nëntor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 33-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 16 nëntor kalendari përkujton edhe kalendari kishtar kujton shën Margeritën e Skocisë dhe shën Gjeltruden, virgjër benediktine. Liturgjia e ditës na kujton se duhet të jemi gjithmonë gati për ardhjen e dytë të Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.