2014-11-05 12:02:30

Papa: përmes ipeshkvijve shprehet amësia e Kishës


Nëpërmjet ipeshkvijve, vetë Krishti bëhet i pranishëm dhe vijon të kujdeset për Kishën e vet. Pikërisht në praninë e Tij mund ta njohim fytyrën e vërtetë të Kishës: Kisha e ushtron amësinë përmes ipeshkvijve, duke na shoqëruar gjatë gjithë shtegtimit mbi tokë e duke na pushtuar me butësinë dhe ngrohtësinë e saj, posaçërisht kur kalojmë çaste vuajtjeje.
Kështu u shpreh Papa gjatë katekizmit të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në praninë e më se 15 mijë shtegtarëve e besimtarëve, kushtuar temës “Kisha hjerarkike, Nënë e Shenjtë”. Në qendër të vëmendjes pohimi: “ipeshkëv nuk është titull nderi, por shërbim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.