2014-11-05 15:59:09

Papa emëron zëvendës-sekretarin e Kongregatës së Kultit Hyjnor


Papa Françesku ka emëruar sot zëvendës- sekretar të ri të Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e sakramenteve atë Corrado Maggionin, nga urdhri i Shërbëtorëve të Marisë, deri më tani përgjegjës i zyrës të po kësaj kongregate.
Është ende vakant posti i prefektit të Kongregatës së përmendur, pas emërimit të prefektit, kardinalit spanjoll Antonio Canizares Lovera, kryeipeshkëv të Valencia-s.







All the contents on this site are copyrighted ©.