2014-11-04 11:03:43

24 vjetori i Meshës publike në Shkodër që shënoi rënien e komunizmit


Sot me 4 nëntor, kujtojmë 24 vjetorin e kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varreza të qytetit, me 04.11.1990, nga prifti dom Simon Jubani. Kremtimi i kësaj Meshe shënoi rënien e regjimit të diktaturës ateiste komuniste, rifitimin e lirisë njerëzore e fetare dhe të demokracisë në Shqipëri.
Dom Simon Jubani, njihet si një nga qytetarët dhe meshtarët shqiptarë, që ka vuajtur gjithë jetën i persekutuar në burgjet komuniste, po edhe si ai që sfidoi regjimin e diktaturës ateiste e komuniste. Dom Simoni e sfidoi diktaturën pikërisht me aktin pët të cilin ishte ndaluar liria e besimit, ishin mbyllur Kisha e tempuj, ishin vrarë priftërinj, klerikë të feve e qytetarë besimtarë në Zotin, e sfidoi me aktin më të shenjtë të krishterë, me kremtimin e Eukaristisë (Meshës) me praninë e Krishtit Zot. Kështu, data e 4 nëntorit 1990, që mbeti e paharruar në mendjen e zemrën e shkodranëve dhe të të gjithë shqiptarëve, që nuk e kishin harruar Zotin, që nuk e kishin mohuar fenë pas një gjysmë shekulli ateizmi e terrori shtetëror.
Një grup i vogël besimtarësh, në sa pastronin, nën një shi të imtë vjeshte, varret e të dashurve, të thyera e të përdhunuara, në prag të shkatërrimit të plotë, panë të mahnitur një meshtar që ngjitej në altarin e sajuar me një tryezë të thjeshtë, në kapelën e djegur të Varrezës së Shkodrës e që fillonte kremtimin e Meshës, ende nën diktaturë, ishte dom Simon Jubani, ta degjojme intervisten dhene Radio Vatikanit....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.