2014-11-03 13:51:43

Papa: stop industrisë së shkatërrimit


Papa Françesku në varrezat romake Verano, njeriu që beson se është “zot” shkatërron botën. Njeriu-zot e shkatërron Tokën dhe shkakton urinë e të varfërve. Kështu Papa Bergoglio ka shpreh dhimbjen e tij për rrënimin e shkatërrimtarëve, në homelinë e Meshës kremtuar në varrezat romake Verano, më 1 nëntor, në solemnitetin e Të Gjithë Shenjtorëve. Ati i Shenjtë Françesku u nis nga Leximi i liturgjisë marrë nga Libri i Zbulesës së Gjonit, aty ku engjëlli thirri me sa zë kishte katër engjëjt, që kishin marrë pushtetin të dëmtonin Tokën e Detin: “Mos i bëni dëm as tokës, as detit”.RealAudioMP3
Ne jemi të aftë ta rrënojmë Tokën më shumë se engjëjt. E njeriu, që tashmë ndjehen zot, rrënon gjithçka e mënjanon të varfrit që lypin butë, fëmijët që janë të uritur. Dhimbja e Papës është e fortë kur thotë se njerëzit sot janë në gjendje ta shkatërrojnë tokën, detin e pemët.
E pikërisht ne jemi duke bërë: shkatërrimin e Krijimit, rrënimin e jetës, rrënimin e kulturave, rrënimin e vlerave, shkatërrimin e shpresës. E sa nevojë kemi për forcën e Zotit që të na vulosi me dashurinë e tij dhe me forcën e tij, për ta ndalur këtë vrapim të çmendur shkatërrimi”.
Njeriu është duke rrënuar pikërisht atë që Zoti i ka dhënë, është duke rrënuar gjërat më të bukura që ka krijuar për të, që njeriu të bënte që këto të rriteshin e të jepnin fryte. Papa Françesku pasi pa fotografitë e para 71 vjetëve, kujtoi bombardimet e Romës të vitit 1943, që goditi lagjen romake San Lorenzo, një akt “kaq i rëndë, sa i dhimbshëm”, tha, i cili, prapëseprapë është asgjë në krahasim me atë që po ndodhin sot e me pasoja edhe më të mëdha se ky rrënim:
Njeriu përvetëson e bëhet zot i gjithçkaje, e konsideron veten Zot, e konsideron veten Mbret. E luftërat: luftërat që vazhdojnë, nuk janë saktësisht për të mbjell grurin e jetës. Ato rrënojnë. Po është industri e shkatërrimit. Është një sistem jete që, kur gjërat nuk mund të sistemohet, hidhen, mënjanohen: hidhen e përbuzen fëmijët, hidhet të moshuarit, hidhet të rinjtë pa punë. Ky shkatërrim e ka krijuar kulturën e fundërrinës. Mënjanohen popujt”.
Tani fillon të ftohtit, e ka të varfër që ikin për ta shpëtuar jetën, që jetojnë në shkretëtirë, në tenda, pa ilaçe, të uritur, sepse zoti-njeri e ka pushtuar Krijimin, është bërë i zoti i asaj që Hyji e ka krijuar për njerëzit. Po kush e paguan këtë?
Ata! Të vegjlit, ata që prej njerëzve janë shndërruar në fundërrinë. E kjo nuk është histori e lashtë: ndodh sot. Them më tepër: duket se këta njerëz, këta fëmijë të uritur, të sëmurë, duket sikur nuk kanë vlerë, thua sikur i përkasin një fare tjetër njerëzore, madje duket sikur nuk janë njerëz. E kjo turmë është para Zotit e kërkon: ‘Të Lutem, shpëtim! Ju lutem, paqe! Ju lutem, bukë! Ju lutem, punë! Të lutem, bijë e gjyshëri! Të lutem, të rinjtë të mund të punojnë me dinjitet’! Po edhe të persekutuarit, ndër ta, ata që janë të persekutuar për fe...”.
E, në ditën e festës të Të Gjithë Shenjtorëve, Papa kërkoi të kujtohen shenjtorët e panjohur dhe pas atij rrënimi, pas imazhit të viktimave, ja imazhi i tretë, ai i Zotit dhe bekimit të Tij, imazhi i shpresës:
Shpresa që Zoti të ketë mëshirë për popullin e Vet, të ketë mëshirë për ata që janë ndër Mundime e Vuajtje të Mëdha. Edhe, të ketë mëshirë për shkatërruesit e që këta të konvertohen. E kështu, shenjtërimi i Kishës shkon përpara: me këta njerëz, me ne që do ta shohim Hyjit siç Ai është”.







All the contents on this site are copyrighted ©.