Home Archivio
2014-11-03 16:17:41
Atë Vinçenc Prennushi: ‘Fmija mbi vorr të nanës’
‘Fmija mbi vorr të nanës’
A del për mue prendvera?
A zbardhë për mue mâ dritë?
A gzon kjo zemër e mjera,
A po rrî kot tue pritë?
Çka m’vijnë
1
t’rijtë t’em e gzimet?
A kam pse shkoi ket jetë,
Kur nanës, përkulun dhimbet,
Nuk kam pse m’i u përshëndetë?
O vjeshtë, vjeshtë e shemtueme,
Si m’thave n’ditë mâ t’ mirë!
Q’se fike at dritë t’bekueme,
N’ mue s’ka kush syt i prirë!
E lypa kot te shpija,
As láç un kend pa pyetë:
M’ka lodhë m’ka kputë vetmija:
Po nana ku do të jetë?
Nji zâ m’u duk se ndjeva,
Qi m’ tha: S’e ke n’tok t’mjerë.
Kah Rmajt
2
atëherë un ktheva
E kjava edhe nji herë…
(Nga “Gjeth e Lule”)
1
Vijnë – vlejnë
2
Rmajt = vend vorresh në Shkodër
All the contents on this site are copyrighted ©.