2014-10-31 15:39:12

Papa Françesku priti ambasadorin e ri të Belgjikës për letrat kredenciale


Papa Françesku priti në Vatikan ambasadorin e ri të Belgjikës pranë Selisë së Shenjtë, Bruno Nève de Mèvergnies, me rastin e paraqitjes së Letrave kredenciale.
Ambasadori i ri ka lindur në Liézh më 12 korrik 1951, është i martuar, ka katër fëmijë, ka doktoruar në drejtësi e specializuar në drejtësinë ndërkombëtare, ka pasur detyra të ndryshme në diplomacinë belge, e në 2012-2013 ka qenë zëvendës kryetar i kabinetit të Mbretit.







All the contents on this site are copyrighted ©.