2014-10-31 14:52:57

Papa, karizmatikëve: mos të kemi frikë nga dallimet, të lirë të mendojmë ndryshe


Kisha ka nevojë për Shpirtin Shenjt. Kështu pohoi sot Papa Françesku në fjalimin drejtuar anëtarëve të shoqatës karizmatike botërore ‘Catholic of Charismatic Covenant Communities and Fraternity’, pranuar në Vatikan, me rastin e Konferencës së tyre të 16-të ndërkombëtare. Ati i Shenjtë Bergoglio ripohoi se uniformiteti nuk është katolikë dhe vuri theksin mbi ekumenizmin shpirtëror e atë të gjakut që bashkon shumë të krishterë martirë në vise të ndryshme të botës. “Sot gjaku i Jezusit, i derdhur prej shumë martirëve të krishterë në vise të ndryshme të botës, na kërkon e na shtyn drejt unitetit. Për persekutorët ne jemi një! Ekumenizmi i gjakut. Mos harroni: kërkojeni unitetin që është vepre e Shpirtit Shenjt e mos keni frikè nga diversiteti”. Ati Shenjtë pra, kërkon ekumenizmin shpirtëror: “të lutemi së bashku e të kumtojmë se Jezusi është Zot e së bashku të ndërhyjmë në ndihmë të të varfëve, në të gjitha varfëritë e tyre”.
Papa foli përsëri mbi temën e universalitetit në diversitet, e nënvizoi rëndësinë që ka “të dish të dëgjosh, t’i pranosh me gëzim dallimet, të kesh lirinë për të menduar ndryshe e atë ta shfaqesh! Me tërë respektin për tjetrin që është vëllai im”.
“Uniteti – kujtoi Papa – nuk është uniformitet, uniformiteti nuk është katolikë, nuk do të thotë të veprosh detyrimisht gjithçka së bashku, as të mendosh në të njëjtën mënyrë, as ta humbasësh identitetin. Uniteti në diversitet është saktësisht i kundërt, do të thotë të njohësh e të pranosh me gëzim dhuratat, dhuntitë që Shpirti Shenjt i jep çdonjërit për t’i vendosur në shërbimin e të gjithëve, në Kishës”.
“Kisha, shtoi Ati i Shenjtë Françesku, “ka nevojë për Shpirtin Shenjt”, “çdo i krishterë, në jetën e tij, ka nevojë ta hapi zemrën ndaj veprimit shenjtërues të Shpirtit Shenjt”. E ftoi botën karizmatike ta ndajë këtë përvojë me të tjerët, të “jetë dëshmitare e kësaj” ngjarjeje të bukur. Në vijim Papa foli për rëndësinë që ka lutja në jetën e besimtarit. Lutja mund të krahasohet me frymëmarrje. “Kur marrim frymë, në lutje – vërejti Papa – ne pranojmë ajrin e ri të Shpirtit, e të nxitur nga ky Shpirt ne kumtojmë Jezu Krishtin”.
“Askush nuk mund të jetojë pas frymëmarrje. E njëjta gjë vlen edhe për të krishterin: pa lavd e pa mision nuk mund jetohet si i krishterë. E me lavd, me adhurim, po. ‘Po çka ndodhë në lutje?’ – ‘Çka i kërkojmë Zotit, e falënderoj, e po lutja shndërrohen në ndërmjetësim...’. Po adhurimi, të adhurosh Zotin. Pikërisht kjo është ajo pjesë e frymëmarrjes: lavdi e adhurimi” Zotit.
Shoqata e karizmatikëve që bashkon lëvizjet karizmatike katolike në mbarë botën udhëhiqej nga predikatari i Shtëpisë Papnore, atë Ranieo Cantalamessa. I pranishëm në takim me Papën edhe pastori Giovanni Traettino, mik i madh i Joerge Mario Bergoglio.







All the contents on this site are copyrighted ©.