2014-10-29 13:02:32

Thirrje e Papës: të bëhet ç’është e mundur për të ndalur epideminë e ebolës


Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku bëri thirrje të ndalet epidemia e ebolës:
“Përballë rëndimit të epidemisë së ebolës, dëshiroj të shpreh shqetësimin tim të thellë për këtë sëmundje të pamëshirshme, që po përhapet veçanërisht në kontinentin afrikan, sidomos ndër popullsitë më të varfëra. U qëndroj afër me dashuri e lutje njerëzve të sëmurë, si edhe mjekëve, infermierëve, vullnetarëve, instituteve fetare dhe shoqatave, që heroikisht, po bëjnë të pamundurën për t’i ndihmuar këta vëllezër e motra të sëmura. Bëj edhe një herë thirrje që Bashkësia ndërkombëtare të bëjë çdo përpjekje të nevojshme për ta zhdukur këtë virus, duke lehtësuar konkretisht problemet dhe vuajtjet e të sprovuarve rëndë. Ju ftoj të luteni për ta dhe për të gjithë ata, që kanë humbur jetën”.








All the contents on this site are copyrighted ©.