2014-10-29 15:09:06

Papa kujton në audiencë studentët e zhdukur e të masakruar në Meksikë.


Papa Françesku u lutë për Meksikë, duke përkujtuar studentët e zhdukur e pastaj të vrarë, gjatë përshëndetjeve në gjuhën spanjolle të besimtarëve të pranishëm, në audiencën e sotme të përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Është fjala për 43 studentët meksikanë zhdukur më 26 shtatorin e kaluar në Iguala, në Shtetin jugor Guerrero, të djegur për së gjalli nga trafikantët e drogës, siç dëshmoi për Radio Vatikanit atë Alejandro Solalinde, mbrojtësi i të drejtave njerëzore, i cili nga dëshmitarët okular ka mbledhur e transmetuar të dhënat rreth kësaj ngjarje tragjike. Po deri më tani gjyqi i vendit nuk i ka pranuar deklaratat e tij. Ndërkohë është urdhëruar arrestimi i kryetarit të bashkisë së Iguala, së bashkua me gruan dhe familjarët e tij narcos: të cilët, siç thuhet, janë dërguesit e kësaj masakre.







All the contents on this site are copyrighted ©.