2014-10-29 15:48:34

Dioqeza e Sapës nisi vitin e ri katekistik për të rinj e të reja.


Me një kremtim solemn, ipeshkvi i vendit, imzot Lucian Avgustini u dha mandatin pesë katekistëve të rinj, të cilët do të mbajnë kurset e katekizmit për të rinj e të reja, në rend të parë me dëshmimin e besimit në Zotin dhe me transmetimin e mësimeve ungjillore brezave të ri. Dëshira e synimi i vetëm i mësimit të fesë është për të njohur figurën dhe veprën e Jezu Krishtit, për t’i njohur të vërtetat e fesë së krishterë dhe për t’u formuar shpirtërisht, në mënyrë që të mund dëshmohet dashuria e Zotit e vlerat ungjillore në jetën e përditshme. Më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.