2014-10-27 15:29:59

Indi: 40 hinduistë radikal sulmuan një bashkësi të krishterë


“Arrestim të menjëhershëm për hinduistët radikalë autorë të sulmit brutal kundër 12 të krishterëve të pafajshëm”, bërë më 25 tetorin e kaluar në Chhattisargh. Këtë u kërkon autoriteteve të Shtetit të Indisë Sajan George, President i Global Council of Indian Christians (Gcic), pas sulmeve të fundit kundër të krishterëve, nxitur nga akuza të rreme për konvertime të detyrueshme .
Sulmi – njofton agjencia AsiaNews – ndodhi në fshatin Madota, në rrethin Bastar, ku muajve të fundit janë regjistruar ngjarje të shumta persekutimit antikristiane. Para dy ditësh grupi i besimtarëve pati në program një takim me funksionarë të administratës lokale. Së bashku do ishte dashur të diskutonin për marrjen e masave gjyqësore, prezantuar nga grupi i të krishterëve të zonës, për t’ia drejtuar Gjyqit të Lartë të Bilaspur-it, kundër ligjit që ndalon veprimtarinë e misionarëve të krishterë në disa fshatra të distriktit.
Funksionaret e distriktit dhe shefi i policisë nuk u prezantuan në takim me të krishterët. Në vendin e tyre, u shfaqen afër 40 militantë të rinj fanatik të lëvizjes radikale hindu të Sangh Parivar. Këta i sulmuan brutalisht të krishterë e pranishëm, duke i akuzuar për konvertime të detyrueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.