2014-10-27 11:23:39

Devocioni i vërtetë ndaj Marisë është pa interes


Shfletojmë veprën “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, ndërsa po vjen fundit i muajit të Rruzares. Shenjti shkruan se devocioni i vërtetë për Nënën e Krishtit është: 1. shpirtëror, 2. i butë, 3. i shenjtë, 4. i paluhatshëm, 5. i pa interes. Sot, do t’ju flasim pikërisht për këtë karakteristikë të fundit.RealAudioMP3

Në radhë të pestë, së fundi, devocioni i vërtetë për Virgjërën e shenjtë është pa asnjë farë interesi, domethënë, e frymëzon shpirtin të mos kërkojë vetveten, por vetëm Hyjin, në Nënën e Tij të shenjtë. Një i devotshëm i vërtetë i Marisë nuk i shërben kësaj Mbretëreshe auguste me frymën e fitimit a të interesit, as për të mirën e përkohshme a të amshuar, por vetëm e vetëm sepse ajo meriton të shërbehet, e Hyji, vetëm në të: nuk e do Marinë, sepse merr a pret prej saj të mira, por pse ajo është për t’u dashur. Prandaj e do e i shërben besnikërisht me gjithë shpirt, si kur ndjehet i trazuar e i zbrazët, ashtu edhe kur zemra i mbushet me ëmbëlsi e zjarr feje; e do, si në Kalvar, ashtu edhe në Dasmën e Kanës. Oh! Sa i çmuar është para syve të Hyjit e të Nënës së Tij të shenjtë, një i devotshëm kësisoji, që nuk kërkon asgjë për vete, kur i shërben asaj. Po sa i rrallë është sot! E që të mos jetë më kaq i rrallë e mora pendën në dorë për të shkruar çka mësova me fryt publikisht e privatisht për shumë vjet në misionet e mia.








All the contents on this site are copyrighted ©.