Shqiptarët në Zvicër kremtojnë 11-vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës
Sot pranë Misionit Katolik Shqiptar në Aarau, nisi treditëshi i përgatitjes shpirtërore
të besimtarëve katolikë shqiptarë në Zvicër, me rastin e 11-vjetorit të Lumnimit të
Nënë Terezës. “Kjo lajmëtare e dashurisë së Zotit ju fton këto ditë për më shumë lutje,
besim e dashuri!”, thuhet në programin e përgatitur për këtë rast nga njëri prej tre
misionarëve shqiptarë, dom Pren Kola, i cili në mikrofonin e Radio Vatikanit rrëfen
domethënien e kësaj nisme shpirtërore e kombëtare. Ta dëgjojmë..........