Nga data 12 deri më 19 tetor shumë komunitete të krishtera janë reflektuar, në vende
e në forma të ndryshme, mbi atë që të krishterët mund e duhet të bëjnë për ta luftuar
urinë në botë, duke promovuar një mendësi e kulturë të re ndaj vlerës së ushqimit
në perspektivën e ripohimit të impenjimit ekumenik për mbrojtjen e natyrës e të botës
në përgjithësi. Gjatë kësaj jave, The Global Churches Week of Action on Food, u mbështet
në mënyrë të veçantë nga Ecumenical Advoacy Aliance (Eaa), që është një rrjet i Kishave
dhe komuniteteve kishtare, që janë të impenjuara së bashku në disa fusha e çështje
të veçanta, si asistenca e të sëmurëve nga SIDA e pritja e emigrantëve. Për Ecumenical
Advoacy Aliance kjo ngjarje ishte një kohë e jashtëzakonshme e lutjes dhe reflektimit
ekumenik mbi vlerën që ka ushqimi në shoqërinë bashkëkohore. Po gjatë kësaj kohe,
janë kremtuar edhe Ditët ndërkombëtare për gratë që jetojnë në fshatra më 15 tetor,
për ushqimin më 16 tetor e për zhdukjen e varfërisë më 17 tetor. Këto ditë raste të
volitshme për të reflektuar mbi ndarjet e padrejta, jo të barabarta shoqërore dhe
ekonomike nga të cilat buron varfëria e dhuna në botë. Kjo javë u karakterizua
nga takimet e shumta që u mbajntë nga SHBA-së deri në Indi, Zelandë të Re, Brazil
e vende tjera, shpesh me karakter lokal, me pjesëmarrje të komuniteteve të ndryshme
vendore, të cilat treguan një vullnet të përbashkët për t’u impenjuar në luftimin
e urisë, me nisma publike dhe pjesëmarrje të mbarë shoqërisë civile e të bashkësive
tjera fetare, duke përforcuar edhe më shumë luftën kundër urisë në botë. Në qendër
të momenteve të lutjeve së përbashkëta qe Fjala e Zotit, por u kujtuan edhe fjalë
e gjestet e Papës Françesku, me thirrje e tij të shumta kundër dhunës e varfërisë,
që përbëjnë një ndihmë për të zbuluar atë çka vërtetë të krishterë mund të bëjnë së
bashku për të ndërtuar një botë më të drejtë, themeluar mbi Ungjill.