2014-10-23 16:53:50

Ekspozita: “ Trafikimi me sytë e fëmijëve ”


Ekspozita ndërgjegjësuese “ Trafikimi me sytë e fëmijëve ” po organizohet në kuadër të javës europiane kundër trafikimit të personave. Në këtë ekspozitë janë prezantuar rreth 40 foto të realizuara nga vetë fëmijët , të cilat u përzgjodhën mes shume të tjerave. Për një jave, ekspozita do të lëvizë në të gjitha dioqezat.
Realizimi i fotografive u bë i mundur nga një grup të rinjsh, të cilët kishin si pasion fotografinë. Atyre ju caktua tema se çfarë do të thotë për të rinjtë e ditëve të sotme trafikimi, si e konceptojnë ata e si e shohin këtë fenomen.
Java Antitrafik bëhet për të rritur ndërgjegjësimin përsa i përket fenomenit të trafikut të qenieve njerëzore. Është shumë e rëndësishme që të rinjtë të njihen me format e mashtrimit, të dinë se çfarë është trafikimi. Por nga ana tjetër dhe ju të jepni ndihmen tuaj per keta njerëz, të cilët mund të jenë viktima të trafikimit, por nuk dinë ku të denoncojnë. Për këtë arsye, në qershor të vitit 2014, Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion një numër telefoni pa pagesë 116 006, dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë trafikun. Shteti shqiptar dhe Karitasi Shqiptar i ka të gjitha mundësitë për reintegrimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit me anë të qendrave pritëse, të cilat ofrojnë mbështetje.







All the contents on this site are copyrighted ©.