2014-10-22 11:52:14

Papa Françesku: mjaft grindjeve e mënjanimeve, sepse kështu nisin luftërat


Mjaft me ndarje, grindje, mënjanime. Kështu nisin luftërat. Papa Françesku, para mase 45 mijë shtegtarëve e besimtarëve të ardhur nga çdo anë e botës për Audiencën e përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, vijoi ciklin e katekizmit kushtuar Kishës e meditimin e tij të sotëm e përqendroi mbi Kishës, si “Korp i Krishtit”. Papa Bergoglio reflektoi mbi atë që ndodhë akoma sot nëpër komunitete: “ t’i mendojmë komunitetet e krishtera, të mendojmë në atë që ndodhë nëpër lagje tona të sotme: sa ndarje, grindje, përjashtime, përbuzje. Kjo na duket se është gjendja, kështu nisin luftërat. Luftërat nisin pikërisht kështu, në zemër”.
Papa Françesku, gjatë katekizmit të sotme në audiencë të përgjithshme, fton mos “të jemi xhelozë por t’i vlerësojmë cilësitë e vëllezërve tanë. Mjaftë xhelozive: sa herë ndodhë kjo kur për shembull njëri blen një makinë”, thotë Ati i Shenjtë Bergoglio duke marrë një shembull konkret. “Kjo ndjenjë më duket – nënvizon – se bënë keq. Një zemër xheloze është e vrazhdë, jo e lumtur, e shkretë. E atëherë çka duhet bërë? T’i vlerësoj dhantitë dhe cilësitë e vëllezërve. T’u shpreh të gjithëve mirënjohjen. Të gjithë ne a dimë të themi faleminderit? – pyet Papa Françesku duke iu drejtuar të pranishmëve në sheshin e Shën Pjetrit -. Smira e xhelozia na frenojnë”. Ja, prandaj, këshilla: “ ti kujtojmë mëkatet tona. E nganjëherë ta mbyllim gojën. Kjo na bënë mirë, të jemi të rrënjosur në dashuri e dashamirësi”.
Kundër “ndarjeve”, “smirave”, “moskuptimeve” që e “copëzojnë Kishën”, Papa sugjeron, siç bëri shën Pali me Korintianët, në rend të parë të “mos jemi xhelozë”, po t’i vlerësojmë “dhuratat e tjerëve”, e të mos kemi zemër ziliqare, të mos ndjehemi “më superior ndaj të tjerëve”, të jemi të përzemërt e plotë mirëkuptim.







All the contents on this site are copyrighted ©.