2014-10-20 11:07:05

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë, par. 95


Në muajin e Rruzares, vijojmë shfletimin e veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort. Shenjti na tregon si e konsideron Kisha Zojën e Bekuar, pasi na foli për devocionet e rreme.

95. Kisha Shenjte, me Shpirtin Shenjt, e bekon së pari Virgjërën Mari; Jezu Krishtin, së dyti: “E bekuar je mbi gjithë gra e i bekuar, fryti i barkut tënd, Jezus”. Jo pse Zoja e bekuar është më e madhe se Jezu Krishti, ose e barabartë me të; do të ishte herezi e palejueshme të mendosh kështu; por sepse për ta bekuar më përsosurisht Jezu Krishtin, duhet bekuar më parë Maria. Të themi, pra, së bashku me të gjithë të devotshmit e Virgjërës së shenjtë, kundër të devotshëmve skrupulozë: “O Mari, ti je e bekuar mbi gjithë gra e i bekuar është fryti i barkut tënd, Jezus!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.