2014-10-18 13:28:35

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: Të devotshmit sa për sy e faqe


Në muajin e Rruzares, vijojmë shfletimin e veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort. Këto ditë, kemi folur për devocionet e rreme, duke përmendur së pari të devotshmit skrupolozë. Sot është radha e të devotshmëve sa për sy e faqe.RealAudioMP3

Të devotshmit, që shikojnë dukjen (anën e jashtme) janë njerëz, të cilët gjithë devocionin ndaj Zojës së Bekuar e shprehin përmes sjelljeve të jashtme; ata shijojnë vetëm anën e jashtme të devocionit, thonë një sërë rruzaresh me nxit; ndjekin një mori meshësh, pa pikën e vëmendjes; shkojnë në procesione, pa devocion; shkruhen në të gjitha bashkëvëllazëritë, pa i ndryshuar asnjë presje jetës së vet, pa i ndrydhur pasionet e tyre e pa i përvetësuar virtytet e kësaj Virgjëre të shenjtnueshme. Duan vetëm anën e jashtme, të ndjeshme, të devocionit, pa shijuar thelbin; po të mos e ndjejnë këtë shije në praktikat e tyre, besojnë se nuk janë më në gjendje të bëjnë asgjë, çkurajohen, braktisin gjithçka, ose e bëjnë gjithçka sipas tekave të tyre. Bota është plot me të devotshëm të tillë, që shikojnë anën e jashtme, e askush më shumë se ata, nuk i kritikon njerëzit, të cilët e shikojnë vlerën shpirtërore si themelore, pa përbuzur as modestinë e jashtme, që e shoqëron gjithnjë devocionin e vërtetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.