2014-10-14 11:18:15

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Të vërtetat themelore të devocionit të Marisë” par. 89


Duke shfletuar veprën “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, filluam dje të flasim për të vërtetën e pestë të këtij përkushtimi ndaj Zojës. “Është shumë e vështirë, duke pasur parasysh ligështinë tonë, t’i ruajmë në shpirt thesaret, që morëm nga Hyji”, shkruan shën Luigji. Dje ju shpjeguam dy aryse për këtë. Sot, arsyeja e tretë.

Është tepër e vështirë të mbetesh njeri i drejtë, për shkak të korrupsionit të pabesueshëm të botës. Bota është aq e kalbur, sa as zemrat përplot me fe nuk mund të mos njollosen nga balta e saj, ose, së paku, të patite nga pluhuri i saj; prandaj është një lloj mrekullie që njeriu të mbetet në këmbë në mes të këtij përroi të turrshëm e të shpëtojë pa u hequr zvarrë e pa u flakur në detin e stuhishëm, pa u fundosur ose pa u plaçkitur nga piratët e nga kusarët, a të shpëtojë, në mes të këtij ajri të molepsur, pa u dëmtuar rëndë. Është Virgjëra, e pakrahasueshme për besnikëri, mbi të cilën gjarpëri nuk mundi të kishte të kurrë pushtet, që e bën këtë mrekulli për gjithë ata, të cilët e duan me të vërtetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.