2014-10-11 13:41:57

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Të vërtetat themelore të devocionit të Marisë” par. 83


Duke shfletuar veprën “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, pasi ju njohëm me tri të vërtetat e para të devocionit të Zojës, sot do t’ju flasim për të vërtetën e katërt.RealAudioMP3

83. E vërteta e katërt. Është më e pëlqyeshme, sepse më e përvuajtur, të mos i afrohemi Hyjit vetëm, pa një ndërmjetësues. Duke qenë thelbi ynë i prishur, siç e dëshmova, nëse mbështetemi mbi veprat tona, mbi nismat tona, përgatitjet tona, për të arritur tek Zoti e për t’i pëlqyer, është e qartë se të gjitha veprat tona të drejtësisë do të jenë të njollosura ose me vlerë fare të paktë para syve të Zotit, që të mund të na prijnë drejt bashkimit me Të e të na i dëgjojë lutjet tona. E kjo sepse, me arsye, Hyji na dha ndërmjetës pranë Madhërisë së Tij. Ai e pa padenjësinë e paaftësinë tonë, pati mëshirë për ne e, që të na e lërë shtegun e hapur për mëshirën hyjnore, na dhuroi ndërmjetësues të pushtetshëm pranë madhërisë së Tij; kështuqë, po t’i shpërfillësh këta ndërmjetësues e t’i afrohesh drejtpërdrejtë shenjtërisë së Tij, pa kurrfarë ndërhyrjeje, do të thotë të jesh pa përvujtëri e pa respekt ndaj Hyjit aq të lartë e aq të shenjtë; do të thotë ta vlerësosh më pak këtë mbret të mbretërve, sesa një mbret a një princ tokësor, të cilin nuk mund ta takojmë, pa pasur ndonjë mik, që t’i flasë për ne!







All the contents on this site are copyrighted ©.