2014-10-09 13:45:12

Kisha në Sri Lankë: 100 ditë përgatitjeje për vizitën e Papës


Do të jenë 100 ditë të një përgatitje të veçantë shpirtërore, me Meshë të Shenjta, takime lutjeje, vepra bamirësie, gjatë të cilave çdo besimtarë është i ftuar të bëjë një gjest pendese të “ndreqjes”- “përmirësimit”, do të thotë të lirimit nga e keqja përmes një vepre të mirë: kjo është nisma që ka propozuar Kisha katolike në Sri Lankë, në kuadrin e vizitës së Papa Françeskut, që do të jetë në ishull nga data 13 deri më 15 janar të vitit 2015.
Lajmërimi i 100 ditëve – njofton agjencia Fides – është bërë gjatë Meshës kremtuar më 5 tetorin e kaluar në Bazilikën kombëtare Zoja e Bekuar e Lankës. “Kemi nevojë për një përgatitje shpirtërore më të thellë për vizitën e Atit të Shenjtë Bergoglio dhe për kanonizimin e të Lumit Josef Vaz”, shpjegoi ipeshkvi ndihmës i kryedioqezës së Kolombos, imzot Emmanuel Fernando, duke përuruar fillimin e 100 ditëve.
Gjatë kremtimit të Meshës u ilustrua edhe tema e zgjedhur e kësaj vizite papnore, “Qëndroni në dashurinë time”, marrë nga Ungjilli i Gjonit. Pastaj u njoftuan edhe aktivitetet tjera shpirtërore organizuar nga Komiteti përgatitor: mes tjerash u shpërnda edhe një lutje e veçantë për t’u recituar në Kisha e në shtëpi dhe një tekst i posaçëm për adhurimin e të Shenjtueshmit Sakrament të Eukaristisë me fëmijë, tekst që do t’i ofrohet Papës për kanonizimin e të Lumit Jozef Vaz.
Çdo besimtarë, pastaj, është ftuar të bëjë, gjatë kësaj kohe, një gjest konkret “përmirësimi”, në kuadrin pendestar të mëshirës e përdëllimit ndaj të afërmit tonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.