Kalendari kujton më 8 tetor Shenjtëreshat Pelagenë e Taidea
Kalendari kishtar përkujton më 8 tetor Shenjtëreshat Pelagenë e Taidea. Shën
Pelagea e Shën Taidea qenë dy gra të përdala, që duke u takuar përmes Ungjillit me
Krishtin, ndërruan rrënjësisht rrugën e stilin e jetës, u shkëputen përgjithmonë nga
e kaluara e jetuan në përkim me mësimet ungjillore. Për Shën Pelagenë dimë
se ishte martire e re nga Antiokia, ku njihej si valltare e përmendur. Takimi me ipeshkvin
vendas, Nonno, të cilin u përpoq ta korruptonte, e bëri të braktisë gjithçka e të
ndjekë deri në vdekje me martirizim mësimet e Krishtit. Shën Taidea pasi
kaloi nga një jetë mëkatare në të Ungjillit, përmendet si model i jetës së krishterë
nga Dante Aligheri në veprën e njohur ‘Komedia Hyjnore’. Duket të jetë jetuar në
shekullin III pas Krishtit. Ishte Shën Panfuci ai që e bindi të ndërronte rrugë e
të hynte në kuvend në jetën rregulltare, ku jetoi në mënyrë shembullore Ungjillin
e Krishtit.