2014-10-08 12:34:40

Askush nuk është mbetje: mesazhi i Papës për “Catholic Charities” në SHBA


Askush nuk duhet të konsiderohet mbetje, hedhurinë. Askush nuk duhet të përjashtohet nga dashuria e Zotit e nga vëmendja jonë. Ky është thelbi i mesazhit të Papës Françesku për pjesëmarrësit e mbledhjes vjetore të “Catholic Charities” në SHBA. Fondacioni katolik angazhohet në luftën kundër varfërisë dhe ndihmon rreth 9 milion vetë. Dje, në Florida, përfundoi kongresin e tij.
Ashtu si samaritani i mirë dhe bujtinari i Biblës, thekson Papa, jemi të thirrur të shkojmë nëpër rrugë, duke ftuar e shërbyer ata, që i kanë lënë jashtë. Ati i Shenjtë i inkurajon shoqatat bamirëse të vijojnë shërbimin e tyre, duke kujtuar se duhet të jemi Kishë e të varfërve për të varfërit.







All the contents on this site are copyrighted ©.