2014-10-07 11:55:38

Sinodi/dom Gjergj Meta: Familja shqiptare vatër vlerash shpirtërore e njerëzore


Në Vatikan vijojnë punimet e Sinodit të jashtëzakonshëm kushtuar familjes e sfidave baritore në kontekstin e shoqërisë bashkëkohore. Kështu, duke u nisur nga fakti i familjes si qelizë themelore e shoqërisë njerëzore dhe vatër e dashurisë, punimet vazhdojnë me të dhëna nga mbarë bota, diskutime e shqyrtime të etërve sinodalë, të ekspertëve dhe të disa familjeve që marrin pjesë në këtë Asamble të rëndësishme kishtare. E Një ndër elementët që karakterizon këto punime është edhe zëri i vet popullit të Zotit, mendimet dhe konsideratat e besimtarëve për familjen. Kështu krijohet edhe një marrëdhënie e drejtpërdrejt edhe me etërit sinodalë e ofrohet një fotografi sa më reale e rrethanave në të cilat gjendet familje sot, duke ndihmuar kështu edhe debatin.
Kisha e familja, shoqëria e familja, çka ka ndryshuar?! Si paraqitet familja shqiptare sot? Çfarë ka ndryshuar në raportin ndërmjet familjes e Kishës?! Mbi këto e tjera po i drejtohemi një prifti shqiptar, dom Gjergj Metës, për t’u njohur nga afër me familjen shqiptare sot, në një pjesë të realitetit të sotëm në Shqipëri, në Durrës. Ta dëgjojmë bisedën tonë me dom Gjergj Meta për familjen, tiparet, sfidat e shpresat që ka Kisha e shoqëria shqiptare...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.