2014-10-07 13:47:06

Programi i vizitës së Papës në Strasburg. Në vitin 2015, Ati i Shenjtë kthehet në Francë


U publikua sot nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë programi i vizitës së Papës Françesku në institucionet evropiane të Strasburgut, më 25 nëntor. Papa do të niset pak pas orës 8.00 nga aeroporti i Fiumicino-s. Në orën 10.35 do të flasë para Parlamentit Evropian. Në orën 12.05, para Këshillit të Evropës. Ati i Shenjtë kthehet në Romë pak para orës 16.00, në aeroportin e Ciampino-s.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtori i Sallës së Shtypit, atë Federiko Lombardi sqaroi se Papa ka ndërmend të bëjë një udhëtim apostolik në Francë, në vitin 2015.







All the contents on this site are copyrighted ©.