2014-10-03 13:19:31

Imzot Angelo Massafra emërohet Zëvendës-President i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës


Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit Imzot Angelo Massafra është zgjedhur dje pasdite Zëvendës-President i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, për një mandat dy vjeçar (2014-2016). Kryeipeshkvi shqiptar zëvendëson kryeipeshkvin e Przemyslit (Poloni), Shkëlqesinë e Tij Jozef Michalik, pas dorëheqjes, dhënë me përfundimin e mandatit të tij si President i Konferencës ipeshkvnore polake. Pas zgjedhjes së imzot Angelo Massafrës, presidentët e Konferencave ipeshkvnore të Evropës mbledhur në Romë për Asamblenë e tyre plenare, falënderuan Zëvendës-Presidentin e ri për gatishmërinë e tij për t’i shërbyer Kishës në Evropë.
Po kujtojmë se më 6 dhjetor 1996 imzot Angelo Massafra u emërua Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit e Administrator Apostolik i Lezhës. Më 28 mars 1998 u emërua Kryeipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe Administrator Apostolik i Sapës. Më 4 maj 2012 është zgjedhur President i Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë. Të dëgjojmë imzot Massafrën në mikrofonin e Radio Vatikanit.....RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.