2014-10-01 11:53:25

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Të vërtetat themelore të devocionit të Marisë” par. 65, 66


Rifillojmë shfletimin e veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, kapitulli “Të vërtetat themelore të devocionit të Marisë” par. 65, 66, që e patëm këputur këtu, ditën e fundit të majit 2014. Sot, në ditën e parë të muajit të Rruzares, Shën Luigji na fton ta lumnojmë Marinë, për të lumnuar, kështu, vetë Jezusin.RealAudioMP3

65. E pra, Jezusi im i ëmbël, pjesa më e madhe e të diturve, të dënuar nga krenaria e tyre, nuk do t’i largonin (njerëzit) më shumë nga devocioni për Nënën tënde të shenjtë e nuk do t’i bënin më indiferentë, nëse gjithçka thashë më sipër do të ishte e vërtetë.
Më ruaj, o Zot, më ruaj nga ndjesitë e tyre e nga praktikat e tyre e më bëj pjestar të ndjesive të mirënjohjes, të respektit e të dashurisë sate për Nënën tënde, që unë të të dua e të të lumnoj, duke të përngjarë e duke të ndjekur nga afër.

66. Si të mos kisha thënë, deri këtu, gjë prej gjëje për nder të nënës sate, ma jep hirin ta lavdëroj denjësisht, pavarësisht nga mbarë armiqtë e saj, që janë edhe Tuajt, e të them haptas, së bashku me shenjtorët: “Mos të presë mëshirë nga Hyji, kush fyen Nënën tënde të shenjtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.