2014-09-30 14:21:54

Nga 2 deri më 4 tetor, takim për Lindjen e Mesme në Vatikan


Një takim, për të diskutuar së bashku me Papën Françesku, mbi krizën që prej kohësh ka përfshirë Lindjen e Mesme. Nga data 2 deri më 4 tetor, në Vatikan, do të mblidhen nuncët apostolikë të rajonit me eprorët e Kuries Romake.
Komunikata zyrtare vatikanase njofton se do të marrin pjesë përfaqësuesit papnorë të Egjiptit, Izraelit/Jeruzalemit/Palestinës, Jordanisë/Irakut, Iranit, Libanit, Sirisë, Turqisë, si edhe vëzhguesit e Selisë së Shenjtë në OKB e në Bashkimin Evropian. Papa Françesku do t’i përshëndesë pjesëmarrësit në fillim të takimit, paraditen e së enjtes, 2 tetor.








All the contents on this site are copyrighted ©.