2014-09-29 17:37:27

Papa Françesku pret presidenten e Maltës: Emigrantët dhe familja në qendër të bisedimeve


Papa Françesku priti, në Pallatin Apostolik në Vatikan, presidenten e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, e cila pastaj u takua me kryeipeshkvin Dominique Mamberti, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
“Gjatë bisedimeve – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – u fol për marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Maltës, duke vënë në pah ndihmën e madhe të Kishës katolike në fushën e edukimit dhe të asistencës, veçanërisht në fushën e arsimit dhe të ndihmës ndaj të varvërve. Më tej u fol për disa tema me interes të përbashkët, duke përmendur veçanërisht rolin e vlerave të krishtera në ndërtimin e shoqërisë maltese dhe në përforcimin e institutit familjar. Në fund u fol për kontributin e Maltës në gjirin e Bashkimit Evropian dhe për disa çështje me karakter ndërkombëtar, si gjendja në rajonin mesdhetar, për të cilën urohet të gjendet sa më shpejt një zgjidhje, me anë të dialogut. Vëmendje e veçantë iu kushtua fenomenit të emigrimit, për të cilin punojnë fort Kisha e qeveria”.








All the contents on this site are copyrighted ©.