Më 29 shtator, ditën e hënë, Kisha Katolike kremton festën e Kryeengjëve Mikel, Gabriel
e Rafael. Edhe Radio Vatikani ka festë, pasi ka për pajtor të vetin shën Gabrielin
Kryeengjëll, i cili i lajmëroi shën Marisë se do të lindte Birin e Hyjit. Të martën, përkujtohet
shën Jeronimi, meshtar i dijetar i Kishës, përkthyesi i Biblës nga hebraishtja e greqishtja
në latinisht, duke na dhuruar Vulgatën. Kisha kujton edhe shën Françeskun Borxhia,
meshtar jezuit. Më 1 tetor, një festë shumë e ndjerë ndër shqiptarë, ajo e shën
Terezës së Krishtit Fëmijë, virgjër karmelitane, dijetare e Kishës, Pajtore e misioneve.
Urimi ynë për të gjitha Terezinat, që e kanë pajtore. Të enjten, më 2 tetor, secili
prej besimtarëve katolikë falenderon Engjëllin e vet të Rojës, në ditën që Kisha ua
kushton atyre. Më 3 tetor, ditën e premte, kremtohet shën Kandida martire e shën
Gerardi. Të shtunën, më 4 tetor, një festë tjetër e rëndësishme për shqiptarët.
Është dita e shën Françeskut të Asizit, themeluesit të Urdhërit të françeskanëve,
të cilët jetojnë e shërbejnë në Shqipëri, që në fillesat e veprimtarisë së tyre. Të
dielën, e XXVII e vitit kishtar, përkujtohet edhe shën Plaçido e Mauro, dishepuj të
shën Benediktit dhe shën Maria Faustina Koëalska, virgjër, me të cilën lidhet kulti
i Mëshirës Hyjnore.