2014-09-28 13:25:57

Papa Françesku takohet me të moshuarit e gjyshërit


I këndshëm, takimi i sotëm i Papës Françesku me të moshuarit e gjyshërit nga e gjithë bota. Ati i Shenjtë iu përgjigj pyetjeve, në praninë e Papës së nderit, Benedikti XVI, i ftuar prej tij. Më pas, kremtimi i meshës në Sheshin e Shën Pjetrit, së bashku me disa meshtarë të moshuar, të zgjedhur nga Këshilli Papnor për Familjen, për të përfunduar me Lutjen e Engjëllit të Tënzot. RealAudioMP3
Ky takim, me titull “Bekimi për një jetë të gjatë”, u organizua pikërisht nga dikasteri vatikanas për familjen. Kreu i dikasterit, imzot Vincenzo Paglia, shpjegon se dita bazohet në idenë, që i sheh të moshuarit jo si njerëz të mbaruar, por si pasuri për shoqërinë, si bartës të trashëgimisë kulturore të një vendi. Imzot Paglia vë në dukje se akoma nuk është reflektuar sa duhet mbi këtë temë, e cila as që merret parasysh nga politikat ekonomike e kulturore të një vendi. Kreu i Këshillit Papnor për Familjen kërkon që të moshuarit të shihen si subjekte të një perspektive të re për jetën. Prandaj, duhet rimenduar ç’duhet bërë me ta, si duhet përdorur impenjimi i tyre në botë e në Kishë.
E imzot Paglia jep disa shembuj. Përveç detyrave tradicionale, si transmetimi i fesë e ndihma për rritjen e nipave e të mbesave, të moshuarit kanë më shumë kohë për t’u lutur e për të kumtuar Ungjillin, duke i dhënë jehonë kështu punës së shën Anës, profete në Shkrimin Shenjt. Gjithashtu, të moshuarit mund të transmetojnë atë kulturë, që e sheh dobësimin e jetës jo si përjetim i tragjedisë së fundit, por si dëshmi shprese për jetën e përtejme.







All the contents on this site are copyrighted ©.