Në kuadrin e kremtimeve për 200-vjetorin e lindjes së shën Gjon Boskos, të rinjtë
dhe familja saleziane u mblodhën së bashku me Rektorin e Madh të Salezianëve, don
Angel Fernandez Artime, i cili përsëriti gjestin e don Boskos më 11 nëntor 1875,
kur dërgoi misionarët e parë në Patagoni. Në fund të takimit, pas kremtimit të meshës,
don Artime u dorëzoi salezianëve, motrave të Zojës Ndihmëtare e vullnetarëve laikë
kryqin e misionarit e i dërgoi nëpër botë për të përhapur Fjalën e Krishtit.