2014-09-25 13:40:30

Papa në OKB: kombet, të promovojnë paqen dhe dinjitetin njerëzor


Papa Françesku i inkurajon të gjitha kombet të promovojnë dinjitetin e çdo njeriu. Mesazhi papnor për Asamblenë e OKB-së, u lexua dje nga kryeipeshkvi Bernardito Auza, vëzhgues I përhershëm i Selisë së Shenjtë në Pallatin e Qelqit, në Nju Jork. Në dokumentin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa uron që zgjidhjet e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare për çdo lloj problemi, të kontribuojnë në arritjen e paqes ndërmjet popujve e t’i vënë fre varfërisë, në frymën e vëllazërimit, duke ndarë së bashku gëzimet e vuajtjet. Ati i Shenjtë i siguron afërsinë e tij shpirtërore Asamblesë së Kombeve të Bashkuara e shpreson që delegacionet e pranishme të merren vesh e të bashkëpunojnë më mirë “për të mirën e bashkësisë botërore, në shërbim të një paqeje afatgjatë e të përparimit për çdo popull”.








All the contents on this site are copyrighted ©.