2014-09-24 14:03:24

Thirrje e Atit të Shenjtë: bashkësia ndërkombëtare të ndihmojë vendet e goditura nga Ebola


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për të sëmurët nga virusi Ebola:RealAudioMP3
“Mendimi im shkon tani në ato vende të Afrikës, që po vuajnë për shkak të epidemisë së Ebolës. Jam afër shumë njerëzve, të goditur nga kjo sëmundje e tmerrshme. Ju ftoj të lutemi për ta e për sa kanë humbur kaq tragjikisht jetën. Uroj të mos mungojë ndihma e nevojshme e bashkësisë ndërkombëtare për të lehtësuar vuajtjet e këtyre vëllezërve dhe motrave tona. Për këta vëllezër e motra të sëmura t’i lutemi Zojës…Falemi Mari…”.








All the contents on this site are copyrighted ©.