2014-09-23 14:37:10

Papa në Shqipëri: përshtypje dhe emocione


Nga Tirana, Klaudia Bumçi, në përfundim të shtegtimit të Françeskut në Shqipëri: RealAudioMP3
Pёrshtypja mё e ndjerё, qё la pas Papa Françesku, nё pёrfundim tё vizitёs sё tij nё Shqipёri, ёshtё ajo e njё miku tё vёrtetё, qё u prit dhe u trajtua kudo si tё ishte “shqiptar mes shqiptarёsh”. “Papa vjen ta bekojё Shqipёrinё dhe shqiptarёt”: fjalёt bekim e respekt qenё mё tё lakuarat nё tё gjitha komentet, nё tё gjitha pёrshtypjet, nga eksponentё tё Kishёs Katolike, tё feve tё tjera, nga politikanё, gazetarё, nga televizione e radio, tё cilat i kushtuan faqet e para tё emisioneve tё tyre Atit tё Shenjtё. Kёto dy fjalё pёrkufizojnё mё sё miri mёnyrёn si e pritёn shqiptarёt shtegtimin e parё apostolik nё Evropё tё Papёs Françesku, i cili erdhi tё pёrforcojё nё fe besimtarёt katolikё, por edhe tё bekojё gjithё popullin shqiptar. Gjithashtu, respekti ndёrmjet feve u vu nё dukje çdo çast, por edhe u pёrjetua nga myslimanёt, nga ortodoksёt, tё mbledhur, secili nё vendin e vet tё kultit, nё lutje pёr Atin e Shenjtё. Mesha e kremtuar nga Papa nё sheshin “Nёnё Tereza” tё Tiranёs nuk u ndoq vetёm nga 250 mijё personat, tё pranishёm nё shesh, por edhe nga mijёra tё tjerё, tё mbledhur nё sheshet e qyteteve kryesore tё vendit, ku ishin vendosur monitore. Prandaj, numri i pjesёmarrёsve shumёfishohet kёshtu me njerёz entuziastё, qё para mikrofonit tё gazetarёve shprehnin gёzimin dhe shpresёn e tyre se kjo vizitё e Mёkёmbёsit tё Krishtit do tё ndryshojё diçka. E siç thoshin njerёzit, qё mbushnin rrugёt: “Do tё na bёjё tё kemi mё shumё fe…kjo na duhet”.
Pa hyrё nё hollёsitё e takimeve, pёr tё cilat kemi folur dje nё emisionin tonё e, pa pёrmendur mbulimin gazetaresk tё ngjarjes, qё vёrtet ёshtё pёr t’u lavdёruar kёsaj here, pasi u paraqit jo vetёm veprimtaria e Atit tё Shenjtё, por edhe historia e Kishёs Katolike nё Shqipёri e martirizimi i saj, nuk mund tё mos vemё nё dukje fjalёn e vetme pa letёr tё Papёs Françesku nё katedralen e Shёn Palit, ku u takua me klerin e laikёt katolikё. Sot, tha Papa, pasi kishte dёgjuar dёshmitё e persekutimit komunist kundёr katolikёve, mund tё shkojmё nё shtёpi, tё sigurtё se kemi prekur me dorё martirё. E populli shqiptar, pikёrisht tek ata i ka tё ngulur sytё, me qёllim qё t’i shёrbejnё gjithnjё si shembull pёr t’u ndjekur nё jetё, edhe kur tё zbehet pak kujtimi i fytyrave, qё zbukuruan bulevardin “Dёshmorёt e Kombit” e kur tё shuhet “tam-tami” mediatik e politik rreth vizitёs sё Atit tё Shenjtё.












All the contents on this site are copyrighted ©.