Papa: të dëgjosh martirin duke folur për martirizimin e vet, kjo është e fortë
Mbrëmë, kur Papa u fliste njerëzve të Kishës, gjatë lutjeve mbrëmësore, ndërmjet atyre
që e ndiqnin, ishin edhe ata pak meshtarë e motra, që shpëtuan gjallë e mundën t’ia
arrijnë kësaj dite të paharrueshme. Ishin aty, për të dhënë dëshminë e tyre para Papës
e para botës, që bota të besojë! Një meshtar i zbardhur nga dimri i egër e një motër
e përvuajtur, që gjunjëzohet para Kryebariut...Është stigmatinia Maria Kaleta.
Përfaqëson, në takim, grupin të probandave stigmatine: Gitën Cepi, Lajden Pashkja,
Rozën Kraja, Pinën Shestani... Diktatura i gjeti në agim të jetës, rikthimi i Krishtit,
në perëndim: po ato mbetën një nëpër ndryshime, derisa bënë kushtet e përjetshme,
gati 50 vjet pas atyre të përkohshme. Por, ta dëgjojmë vetë Marinë, që e bëri të qajë
Papën: