2014-09-21 17:35:50

“Shtёpia e shqiptarit ёshtё e Zotit dhe e mikut. Sot, kjo shtёpi ёshtё dy herё e juaja”: mikpritja e Presidentit Nishani pёr Papёn Françesku


Njerёz, qё fjetёn nё sheshin “Nёnё Tereza”; tё tjerё qё bёnё kilometra nё kёmbё nga fshatrat veriore deri nё qendrёn ku i priste autobuzi, i cili i solli nё Tiranё pёr tё pritur Papёn qё nё mёngjes herёt, nё rrugёn e aeroportit tё Rinasit, por edhe nё rrugёt e Tiranёs. 250 mijё vetё, tё çdo feje e kategorie, me njё entuziazёm, qё u kishte hyrё nёn lёkurё, mbushёn sheshin – tё cilin policia, pёr arsye sigurie, nuk lejoi tё mbulohej plotёsisht – por edhe bulevardin “Dёshmorёt e Kombit”, deri nё sheshin “Skёnderbej”. Gazetarёt çuditeshin me sjelljen e popullit, qё as shtyhej e as pёrplasej, duke u paraqitur para botёs me njё dinjitet pёr ta pasur zili.
Takimi i parё, ai me presidentin e Republikёs, Bujar Nishani, bektashi, i cili e pёrmblodhi gёzimin e njё populli tё tёrё pёr vizitёn e Papёs me fjalёt: “Shtёpia e shqiptarit ёshtё e Zotit dhe e mikut. Sot, kjo shtёpi ёshtё dy herё e juaja”. Nё fjalёn e tij, edhe falenderimi pёr Radio Vatikanin, nё valёt e tё cilit, populli shqiptar gjente ngushёllim shpirtёror gjatё komunizmit, por edhe mё vonё.
Bashkёjetesa fetare; martirizimi i katolikёve dhe i klerit gjatё regjimit ateist komunist; vёnia nё dukje e fjalёve tё fundit tё meshtarёve para plotonit tё ekzekutimit “Rroftё Shqipёria! Rroftё Papa!”; historia e krishterimit nё Shqipёri, nё gjurmёt e Shёn Palit Apostull; “Formula e pagёzimit”, dokumenti i parё i shqipes sё shkruar, parё si element mbijetese pёr popullin shqiptar; puna e mёvonshme e klerikёve si Buzuku, Budi, Bogdani deri tek atё Gjergj Fishta; modeli i flijimit, i dashurisё dhe i humanizmit tё krishterё, parё tek Nёnё Tereza; njohja e kontributit qё Shqipёria i ka dhёnё krishterimit botёror, duke filluar nga Skёnderbeu- Atlet i Krishtit, por edhe vёmendja qё Papёt i kanё kushtuar Shqipёrisё, duke filluar nga Papa Klementi XI me Kuvendin e Arbёrit – djepi i rilindjes shqiptare, siç e quajti zoti Nishani – e deri tek kontributi i Benediktit XV pёr pavarёsinё e Shqipёrisё e tek fjala e shёn Gjon Palit II nё Pulja pёr persekutimin e Kishёs e vizita e tij e mёvonshme nё Shqipёri, pёr tё pёrfunduar me vlerёsimin e tij personal pёr Papёn Françesku: kёto ishin pikat kryesore tё fjalimit tё Presidentit tё Republikёs, vlerёsuar mjaft nga tё pranishmit.

E Papa, qё gjatё udhёs pёr Tiranё, kujtoi takimin me Nёnё Terezёn nё sinodin e ipeshkvijve tё vitit ’94, qё e vlerёsoi kёtё bijё tё Shqipёrisё, por tha edhe se “do tё kishte pak frikё sikur t’i qёllonte si eprore”, nё Librin e Nderit tё Presidencёs, shkroi sintezёn e mendimit tё tij pёr shqiptarёt: “Popullit fisnik shqiptar, me respektin dhe admirimin tim pёr dёshminё dhe vёllazёrimin [qё tregon] nё çuarjen pёrpara tё vendit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.