2014-09-19 15:04:05

Programi i Shtegtimit Apostolik të Papës Françesku në Shqipëri


Shtegtimi Apostolik i Papës Françesku në Tiranë, është i dyti i një pape në vend. I pari ishte ai i Gjon Palit II (25 prill 1993), dy vjet pas rënies së diktaturës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë. Shtegtimi, që zgjati 14 orë, arriti kulmin në Shkodër. Në Katedralen e Qytetit të martirizuar të Veriut, kthyer nga regjimi komunist në pallat sporti (1967), kushtuar vetëm pak kohë para Shtegtimit Apostolik, Papa Vojtila kremtoi Meshën, bekoi gurin e parë të themelit, mbi të cilin do të lartohej, për të tretën herë, Shenjtërorja kombëtare e Zojës së Këshillit të Mirë”(ndërtuar në shekullin XV, rrënuar nga turqit më 1479, rindërtuar më 1895, rrënuar përsëri më 1967) dhe shuguroi katër ipeshkvijtë e parë, ndërmjet të cilëve, imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i sotëm i Tiranë-Durrësit,
Sipas programit
Papa do të niset me avion në orën 07.30, nga aeroporti romak i Fiumicino-s për në Tiranë.
09.00 Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Pritja zyrtare nga ana e kryeministrit Edi Rama.
09.30 CEREMONIA E MIRËSEARDHJES në oborrin e Pallatit Presidencial.
VIZITË MIRËSJELLJEJE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS në Studion e Gjelbërt të Pallatit Presidencial

10.00 TAKIMI ME AUTORITETET në Sallonin e pritjes së Pallatit Presidencial. Fjala e Atit të Shenjtë.

11.00 MESHA E SHENJTË në sheshin Nënë Tereza. Homelia e Atit të Shenjtë.
LUTJA E ENGJËLLIT TË TËNZOT. Fjala e Atit të Shenjtë.

13.30 Takim e drekë me ipeshkvijtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.

16.00 TAKIM ME KRERËT E FEVE TË TJERA DHE TË BASHKËSIVE TË TJERA TË KRISHTERA në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Fjala e Atit të Shenjtë.

17.00 KREMTIMI I MBRËMËSORES, me MESHTARË, RREGULLTARE, RREGULLTARË, SEMINARISTË dhe me LËVIZJET E LAIKËVE në Katerdalen e Tiranës. Fjala e Atit të Shenjtë.

18.30 TAKIM ME FËMIJËT E QENDRËS BETANIA dhe me një përfaqësi njerëzish të ndihmuar nga qendrat e tjera bamirëse të Shqipërisë në kishën e Qendrës Betania. Fjala e Atit të Shenjtë.

19.45 CEREMONIA E LAMTUMIRËS në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

20.00 Nisja me avion nga Tirana për në aeroportin Roma-Ciampino.

21.30 Mbërritja në aeroportin romak të Ciampino-s.









All the contents on this site are copyrighted ©.