Së shpejti do të shpallen shenjtorë Adelaide Brando e Giuseppe Vaz, aspostull i Sri
Lankës
Papa Françesku priti sot kardinalin Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet
e Shenjtorëve për të autorizuar dikasterin të shpallë dekretet për dy shenjtorë e
dy të lum të rinj. Dy shenjtorët do të jenë e Lumja napoletane Maria Kristina e
Zojës së Papërlyer, në shekull Adelaide Brando, themeluese e Kongregatës së Motrave
të Jezusit në Sakrament dhe Giuseppe Vaz, prift i oratorit të Shën Filip Nerit, themelues
i Oratorit të Shëna Krygjës së Mrekullive në qytetin e Goas.Të lumë, Shërbëtori i
Nderuar i Hyjit, Pio Alberto del Corona, i vëllezërve predikatarë, themelues i Motrave
Domenikane të Shpirtit Shenjt dhe Shërbëtorja e Nderuar e Hyjit, Maria Elizabeta Turgeon,
themeluese e Kongregatës së Zojës Rruzare.