2014-09-17 18:28:12

Rubrika: Papa Françesku në Tiranë, më 21 shtator: Kisha e populli, në pritje…


Ndërsa bulldozerët po përfundojnë punën e tyre në sheshin Nënë Tereza dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushet me fotografitë e 40 martirëve të Kishës Katolike, për të cilët vijon procesi i lumnimit, ne vazhdojmë t’ju njohim me komente, opinione, zëra, që shprehin mirëseardhjen e popullit shqiptar për Papën Françesku. Don Lulash Brakaj, meshtar shqiptar në dioqezën e Porta-Santa Rufinës, pranë Romës, sapo u kthye nga Shqipëria, na tregon për atmosferën, që la pas. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3

Në mikrofonin tonë, një misionar e një hollësi e vogël në detin e organizimit për vizitën e Papës Françesku. Atë Abraham Sanchez, drejtuesi i korit, që do të këndojë në meshën e kremtuar nga Ati i Shenjtë, të dielën, në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë…RealAudioMP3

Një nga arsyet për të cilat Papa Françesku shkon në Tiranë është modeli i bashkëjetesës fetare në Shqipëri. E kjo konfirmohet edhe me gëzimin e të gjithëve për ardhjen e Atit të Shenjtë. Të dëgjojmë ç’na tha dhjaku i katedrales ortodokse të Tiranës, Gregori Pelushi…RealAudioMP3

I njëjti entuziazëm në fjalët e hoxhës Ahmed Kalaja, i xhamisë Dine Hoxha, një nga 15 vendet e kultit mysliman në Tiranë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.