2014-09-15 18:42:19

Engjëlli i Tënzot, nga Sheshi i Shën Pjetrit: motër Majlinda Topalli


Tashmë çdo të diel në Sheshin e Shën Pjetrit mund të takosh edhe shqiptarë, që vijnë të luten me Papën e të marrin bekimin e Atit të Shenjtë. E ky është një nga ndryshimet që bien fort në sy, në krahasim me kohët kur Gjon Pali II përgatitej për shtegtim në Shqipëri. Sigurisht asokohe vështirë të gjeje shqiptarë. Ndonëse gardhi i hekurt ishte rrëzuar, kufiri mbetej ende i pakalueshëm për shqiptarin e thjeshtë. E ndoshta mbetet edhe sot, për një mori arsyesh, ndër të cilat mjafton të kujtojmë çmimin e biletës së avionit…Megjithatë, tani në Shesh i takon gjithnjë, e ata që ishin dje, ndjeheshin posaçërisht të prekur duke e parë këtë të diel Papën në Vatikan, nësa me mend e me zemër ishin në të dielën e ardhshme, në Sheshin Nënë Tereza, në Tiranë. E ngarkuar me këto emocione foli motra Majlinda Topalli, kur i afruam mikrofonin tonë, për të na thënë diçka rreth atmosferës së pritjes…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.