2014-09-12 14:23:01

Selia e Shenjtë punon për lidhjen e marrëdhënive diplomatike me Vietnamin


U mbajt, në Hanoi, më 10 e 11 shtator 2014, takimi i pestë i grupit të përbashkët të punës, përbërë nga përfaqësues të Selisë së Shenjtë e të Vietnamit, siç qe vendour gjatë bisedimit të katërt, në Vatikan, në qershor 2013. Takimi u bashkëdrejtua nga zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Bui Thanh Son, krytetar i delegacionit vitnamez dhe nga zëvendës-sekretari is Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shetet, imzot Antoine Camilleri, kryetar i delegacionit të Selisë Apostolike.
Delegacioni i Selisë së Shenjtë, siç lexohet në komunikatën e përbashkët, vlerësoi mbështetjen e Kishës katolike në Vietnam për zhvillimin e misionit të saj në të gjitha nivelet, nga ana e autoriteteve vendase. Vuri theksin mbi zhvillimet e fundit të politikave fetare në Vietnam, pasqyruar edhe në Kushtetutën e vitit 2013. Kujtoi se Shteti vietnamez ia ka lehtësuar vizitat e punës në vend, përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë jo rezident, imzot Leopoldo Girelli. Delegacioni i Selisë së Shenjtë konfirmoi se i jep rëndësi të dorës së parë marrëdhënieve me Vietnamin në mënyrë të veçanë, e me Azinë, në përgjithësi, siç nënvizohet edhe në shtegtimet e kohëve të fundit të Papës në Kontinent. Selia e Shenjtë rikonfirmoi angazhimin për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Vietnamin, duke pohuar se, së bashku me Kishën katolike në vend, dëshiron të kontribuojë aktivisht për zhvillimin në fushat tradicionale të saj, si ajo e shëndetësisë, e arsimit, e bamirësisë dhe e veprimtarive humanitare.
Pala vietnameze pohoi politikën koherente të shtetit e të partisë për ta respektuar lirinë fetare dhe besojmën e të gjithëve si dhe për ta mbështetur Kishën katolike në Vietnam që të mund të marrë pjesë në zhvillimin shoqëror-ekonomik kombëtar. Të dyja palët vunë në dukje përsëri parimin e "të jetuarit të Ungjillit në gjirin e kombit”, dhe parimin sipas të cilit “mund të jesh katolik i mirë, e edhe qytetar i mirë”.
Takim i frytshëm ky, i ndjekur me shumë interes nga Papa Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.