Lufta kundër varfërisë, në takimin e Papës me presidentin e Panamasë
Papa Françesku u takua sot me presidentin e Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela
Rodrígues, i cili më pas bisedoi me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin
Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Dominik Mambertí, sekretar për Marrëdhëniet me
Shtetet. “Gjatë bisedimeve, në një atmoferë të përzemërt, njofton Salla e Shtypit
e Vatikanit, u vu theksi posaçërisht mbi bashkëpunimin ndërmjet Kishës e Shetit për
përballimin e disa problematikave shoqërore, posaçërisht ata, që kanë të bëjnë me
të rinjtë, me të varfrit e me njerëzit më të ligshtë. Së fundi, u cekën edhe disa
çështje rajonale, në perspektivë të Takimit VII të rangut të lartë të Amerikave, si
edhe të disa problematikave ndërkombëtare, duke vënë në dukje angazhimin e vendit
për paqen”.