2014-08-28 13:20:06

Pajtorja e Kubës, që sot, në Kopshtet e Vatikanit


Që sot Pajtorja e Kubës mund të soditet në Kopshtet e Vatikanit. Është fjala për një shtatore të Zojës së Dashurisë të Kobres, Pajtore e Kubës, dhuruar Benediktit XVI nga ipeshkvijtë e kubanë, me rastin e vizitës së tyre ‘ad Limina’, në vitin 2008. Pikërisht kjo Zojë u fronëzua sot në Kopshtet e Vatikanit.
Kremtimin, nisur në orën 09.00, e kryesoi kardinali kamerleng, Tarçizio Bertone, që e bekoi shtatoren, në praninë e një përfaqësie të Governatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, të kryetarit të tij dhe të një delegacioni ipeshkvijsh kubanë. Ndërmjet tyre, kryeipeshkvi i Santiagos së Kubës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore (COCC), imzot Dionisio Garcías Ibánez dhe disa prelatë të tjerë kubanë. Për t’u bashkuar shpirtërisht me festën, shumë kisha kubane i ranë përnjëherësh këmbanave përfestshëm.
Shtatorja është riprodhim besnik i një vepre arti tjetër, realizuar në bronz, vendosur në fillim të viteve ’50 në një eremitazh të Baia di Nipe (dioqeza e Holguín). Eremitazhi u ndërtua në vendin e gjetjes, më 1612, të figures së famshme të Zojës së Dashurisë, që sot besimtarët kubanë e nderojnë në shenjtëroren e Kobres, qytet rreth 20 kilometra larg Havanës, prej të cilit e merr edhe emrin. Shtatorja e Pajtores së Kubës do t’u shtohet 13 shtatoreve të tjera të Zojës, kopje të famshme, ardhur këtu nga Italia e nga vende të tjera, ndërmjet të cilave, edhe Zoja e Guadalupes e ajo e Lurdës.








All the contents on this site are copyrighted ©.