Imzot Audo bën thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare në Siri
Përballë ofensivës së xhihadistëve të të ashtuquajturit Shteti islamik (Is) në Siri
e Irak, ipeshkvi kaldeas i Halebit, njëkohësisht kryetar i Karitasit të Sirisë, Imzot
Antoine Audo, pohon se “nevojitet një forcë ndërkombëtare për paqen”. Në një intervistë
me Radio Vatikanin, Imzot Audo foli për gjendjen dramatike dhe për frikën kundrejt
mundësisë së mbërritjes në Siri të militantëve të Shtetit islamik:
Jemi
disi të pështjelluar. Nuk dihet me saktësi çfarë po ndodh. Si të krishterë, si sirianë,
shpresojmë se gjendja do të zgjidhet me pajtim, me paqe, me ndihmën e Kombeve të Bashkuara.
Nevojitet një forcë ndërkombëtare për paqen. Gjendja në Haleb është e vështirë, me
probleme për drita e për ujë. Mungon siguria: nuk e dimë kur bien bombat. E, pavarësisht
nga të gjitha, si të krishterë, mundohemi të jemi të gjallërishëm, të pranishëm, veprues.
Për shembull, këtë javë do të reflektojmë me të gjithë ata që punojnë në Karitas.
Përpiqemi të mbijetojmë, të jemi aktivë, të pranishëm. Nuk mund të bëjmë tjetër gjë.
A nuhatet mbërritja e luftëtarëve të Shtetit islamik? Si çshtë gjendja
në vend?
Në qytet, në qendër të Halebit, ku jetojnë shumica e të krishterëve
dhe ka edhe të tjerë, nuk ka dhunë të drejtpërdrejtë. Jemi nën mbrojtjen e qeverisë.
Përreth qytetit ka shumë grupe që sulmojnë dhe hedhin bomba. Kjo është gjendja.
A
keni dëgjuar ndonjë tregim a ndonjë dëshmi nga zonat që kanë rënë nën kalifat?
Po,
kemi dëgjuar lajmet që vijnë nga Mosuli e Raka. Kami ljame që bëjnë fjalë për legje,
për sjelljet që duhen zbatuar, për dhunë. Po, po dhe kjo përgjithësisht i tremb njerëzit.
Pra,
njerëzit reagojnë disi? Kanë frikë nga Isis?
Po, po, është normale. Shpresojmë
që të mos jetë realitet. Pyetja është: kush i mbështet këto grupe? Kjo është pyetja
që i drejtojmë ndërgjegjes ndërkombëtare. Kush ua shet armët. Kush përfiton nga kjo
dhunë?